Proteu

Proteu, biri i Poseidonit dhe i Tetidës, burri i Psamatës, hyjni deti e dorës së dytë, i ngarkuar të ruante kopetë e të atit. Sipas Homerit, ai banonte në

ishullin e Farosit, midis Kretës dhe Egjiptit (sipas një varianti tjetër, midis Kretës dhe Rodit). Ai ishte i dëgjuar për profecitë e tij, por gjithnjë refuzonte t’i thoshte ato. Ai që dëshironte te dinte të ardhmen, duhej ta gjente Proteun në mesditë, kur ai flinte dhe ta lidhte me zinxhirë. I kapur në befasi dhe i egërsuar, Proteu shndërrohej në shumë lloje përbindëshash, njëri më i frikshëm se tjetri, madje merrte edhe formën e ujit e të zjarrit. Megjithatë, në qoftë se e shtrëngonin fort, ai merrte formën e parë dhe pranonte të fliste.

Shih edhe

Përmendet te