Priapi
Priapi, perëndi e kopshteve, e vreshtave, e lundrimit etj., biri i Dionizit dhe i Afërditës. Kulti i tij u mor nga Azia e Vogël dhe së këtejmi u përhap në të gjithë Greqinë dhe Italinë Jugore. Në shumë vende, për nder të Priapit, organizonin festa të quajtura priapi, ceremonia e të cilave drejtohej sidomos nga gratë. Në fillim kjo hyjni personifikonte kryesisht pllenimin e tokës, ishte mbrojtëse e kopeve, e bletëve, e peshkatarëve dhe e kulturës së rru- ;shit. Paraqitjet e Priapit në gurë e në dru, në trajtën e një burri me mjekër, me veshje të gjatë dhe me fruta në gjoks, qëndronin zakonisht në kopshtet dhe në vreshtat, jo vetëm për të siguruar begatinë, por edhe për të trembur zogjtë.