Plakat
Plakat, në mitologjinë shqiptare janë personifikimi i tri ditëve të ftohta që bien në fund të marsit a në fillim të pri- Ilit. Legjenda popullore bën fjalë për një plakë, e cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin. Ky i fundit, i zemëruar iu lut prillit që t’i jepte tri ditë hua. Në këto ditë bëri një i ftohtë i madh që e ngriu plakën. Legjenda thotë se muaji mars kishte 28 ditë dhe u bë me 31 ditë, pasi prilli i dha tri ditë hua.
Planetët (gr. planetos, që si- Het andej-këndej), trupa qiellorë që vërtiten rreth diellit. Planetët nuk kanë dritën e tyre, por e marrin atë nga dielli. Në fillim
të mijëvjeçarit II para es. astronomët babilonas ndanë në yjet e palëvizshme pesë planetë të cilët grekët e romakët i quajtën me emra perëndish: Merkuri, Marsi, Jupiteri, Saturni dhe Venera. Te planetët bëjnë pjesë Hëna dhe Dielli. Në përfytyrimin e njerëzve të vjetër planetët rrotulloheshin rreth tokës, të cilën e merrnin si një trup të palëvizshëm (teoria e Ptolemeut). Kjo teori u hodh poshtë nga Koperniku, që tregoi lëvizjen e dyfishtë të planetëve rreth vetes dhe rreth diellit. Në antikitet astronomia ishte e pandarë nga astrologjia. Planetët quheshin si perëndi, si qenie të mbinatyrshme, të afta për të ndikuar mbi fatin e njerëzve, prandaj alyre u faleshin dhe u bënin flijim. Venera psh. nuk ishte thjesht një planet, por edhe hyjnesha e bukurisë; Marsi e kryen rrugën e tij në qiell sipas një rregulli të caktuar, por në të njëjtën kohë ai është perëndi e luftës. Të vjetrit mendonin se planetët merrnin pjesë në pastrimin e shpirtit, për të arritur pavdekshmërinë. Duke u ngjitur në qiell, shpirti lë gjatë rrugës ndyrësitë dhe bëhet në këtë mënyrë i ngjashëm me perënditë. Në shekujt XVIII-XX u zbuluan tre planetë që u quajtën Neptun, Uran, Pluton. Mbeturina të kultit të planetëve janë emrat e ditëve të javës te disa popuj të Evropës.