Pompa

Pompa, procesion solemn me karakter fetar, që bëhej zakonisht për të çuar dhurata në tempullin e një perëndie. Më të njohura janë pompat që bëheshin në panathinatë e mëdha dhe në misteret eleusine. Në panathinatë e mëdha procesioni nisej nga Keramika (lagje e zejtarëve të poçarisë) dhe ngjitej për në Akropol, në tempullin e Atenës. Aty i dhuronin hyjneshës velin. Pompat në misteret

eleusine shoqeroheshin me shakara dhe me shprehje të holla. Në kuptimin e figurshëm sot fjala pompë do të thotë madhështi, veprim me efekte të jashtme, me salltanet.