Piku

Piku (Pikus), mbret legjendar i Laciumit, biri i Saturnit dhe burrë i nimfës Karmenë, me të cilën pati një djale, Faunin. Ai u parathoshte ierëzve të ardhmen, me ndihmen e zogut qukapik. Për shkak se Piku e refuzoi dashurinë e Circes, kjo e fundit e shndërroi atë në qukapik. Por edhe në këtë formë ai e ruajti artin e profecisë për të parashikuar shiun, ndaj fshatarët romakë e adhuronin si një hyjni që mbronte arat nga thatësira dhe siguronte kullotën për bagëtinë.

Shih edhe