Pretidat

Pretidat (Proitidat), bijat e Pretit, mbretit të Argosit dhe të Stenobesë. Sipas disave ato ishin dy. Ato patën guximin ta quanin veten më të bukura se Hera. E zemëruar, hyjnesha i çmendi vajzat. Në krizë e sipër atyre u dukej sikur ishin lopë dhe, duke pëllitur, i ranë rreth e përqark Peloponezit. Melampi arriti t’i shërojë dy prej tyre, kurse Hinoi vdiq. Si shpërblim mbreti i dha Melampodi dy të tretat e mbretërisë. Më vonë Melampodi dhe vëllai i vet Bianti, u martuan me Ifianazën dhe Lisipën.

Shih edhe