Pterelau

Pterelau, mbret legjendar i fisit të telebojve (në Akarnani). Ishte biri ose nipi i Poseidonit. Legjenda tregon se Elektrioni, mbreti i Mikenës, priti një ditë në shtëpinë e tij bijtë e Pterelaut, të cilët i kërkuan fronin e qytetit, sepse atë e kishte pasur dikur stërgjyshi i tyre. Elektrioni e refuzoi këtë kërkesë të tyre dhe, pas vdekjes së tij, i nipi, Amfitrioni, u ngarkua të drejtonte një ekspeditë ushtarake kundër Pterelaut. Por Poseidoni kishte vënë në kokën e djalit të vet një fije floku të artë që e bënte të pavdekshëm. Në këtë kohë vajza e mbretit, Komaitoja, u dashurua pas Amfitrionit dhe vendosi ta tradhtonte atdheun e vet. Ajo i preu flokun babait, i cili vdiq menjëherë. I tmerruar nga ky krim, megjithëse i kishte shërbyer atij, Amfitrioni e dënoi me vdekje Komaitojën si vrasëse. Miti mbi Pterelaun është një tregim i lashtë popullor mbi flokun magjik që e bënte heroin të paprekshëm.

Shih edhe