Peliu
Peliu (Pelias), mbret legjendar i Jolkut në Tesali, biri i Poseidonit dhe i nimfës Tirojë. Ai ishte binjak me Neleun, vëllai i Esonit dhe babai i Akastit. Sipas legjendës, Tiroja u bashkua me Poseidonin dhe lindi fshehurazi Peliun dhe Neleun. Nga frika ajo i hodhi foshnjat, por ato i shpëtuan barinjtë. Që të dymësuan më vonë origjinën e tyre hyjnore dhe, pasi vdiq Kreteu, mbreti i Jolkut, me të cilin ishte martuar nëna e tyre, ata erdhën në këtë qyfet. Peliu pasi e përzuri Esonin, vëllanë e tij nga nëna, mori fronin. Nga bashkimi i tij me Anaksibinë lindi Akasti dhe katër vajza, ndër të cilat Pelopia dhe Alkesta. Pas disa vitesh mbretërimi erdhi në Jolk Jasoni, biri i vëllait Eson, që kërkoi mbretërinë e të atit. Peliu premtoi se do t’ia jepte pushtetin, duke i vënë si kusht që t’i sillte bashkën e artë nga Kolkida. Ai shpresonte që djaloshi të vritej. Por, kur Jasoni u kthye nga fushata e argonautëve me bashkën e artë dhe i kërkoi mbretërinë e babait, Peliu refuzoi ta plotësonte premtimin e tij. Atëherë gruajae Jasonit, magjistarja Medea, vendosi ta dënonte Peliun. Sipas këshillave të magjistares,
që u premtoi vajzave t’ua rinonte babanë, ato e vianë plakun dhe pjesët e trupit të tij i hodhën në një kazan me ujë të valuar. Por Medea që donte të hakmerrej kundër Peliut, për fyerjet që i kishte bërë Esonit dhe Jasonit, nuk e ngjalli Peliun. Kur bë e qartë se premtimi i Medesë ishte një gënjeshtër, atë dhe Jasonin i dëbuan nga qyteti dhe në Jolk filloi të mbretëronte biri i Peliut, Akasti. Gabimi i vajzave të Peliut është bërë proverbial (→ Alkesta, Jasoni, Medea, Argonautët)