Evandri
Evandri, personazh legjendar që konsiderohej si përhapës i qytetërimit në Lacium. Ishte me origjinë nga Arkadia, biri i Hermesit dhe i nifnfës arkadase Nikostrate, që latinët e thirrën Karmentë. Si rezultat i një kryengritjeje, ai vrau të atin dhe u vendos në Lacium, ku në kodrën Palatin (në Romë) themeloi koloninë e Palanteut, futi në qytet kulte të reja, alfabetin, bujqësinë etj, dhe themeloi festat luperkale. Në «Eneidën» tregohet se Evandri i bëri një pritje të mirë heroit trojan, Eneut, dhe bëri aleancën me të kundër fiseve rutulë. Pas vdekjes ai zuri vend në radhën e perëndive.