Eumeu

Eumeu, shërbëtor besnik dhe derrar i Odiseut, një nga personazhet më interesante të «Odisesë», megjithëse ka patur një rol të dorës së dytë. Odiseu, kur erdhi në Itakë, i veshur si lypës, hyri në vathën që drejtonte Eumeu. Ky i fundit i bëri heroit një pritje shumë të mirë dhe aty për aty i poqi dy derra. Ndërsa Odiseu hante, derrari i mirë i tregonte zullumet e mëtuesve të Penelopës dhe i vinte keq për vdekjen e Odiseut, mbretit të vërtetë të Itakës. Pa iu zbuluar ende, Odiseu i tha se i zoti s’kish vdekur dhe se do të kthehej. Eumeu e çoi atë në pallat dhe rrugës e'mbrojti nga fyerjet. Më në fund Odiseu u zbulua dhe Eumeu e ndihmon që të hakmerrej kundër dhëndërushëve.

Shih edhe

Përmendet te