Edipi

Edipi, hero teban, biri i Laiut, mbretit të Tebës, dhe i Jokastës. Meqenëse një orakull kishte paralajmeruar se Laiu do të vritej nga i biri, i cili do të martohej me t’ëmën. sapo lindi djali vendosën që ai të vritej. Skllavi që u ngarkua për të zbatuar vendimin, e vari nga këmbët në degët e një peme në malin Citeron. Ai do të vdiste, në qoftë se nuk do ta zgjidhte një bari që kalonte andej. Nga enjtja e këmbëve atë e quajtën Edip. Foshnjën e çuan te Polibi. mbret i Korintit., i cili e adoptoi dhe e rriti si birin e vet. Njëherë një korintian u tall me të, duke i thënë se nuk ishte i biri i mbretit. Ai nuk mundi ta duronte këtë fyerje, prandaj shkoi të konsultohej me orakullin e Delfit, i cili e këshilloi të mos kthehej në vendin e vet, sepse atje do të vriste të atin dhe do të martohej me t’ëmën. Për t’iu shmangur kësaj fatkeqësie dhe duke kujtuar se i ati i tij ishte Polibi, Edipi vendosi të mos kthehej më në Korint dhe mori rrugën për në Beoti (krahinë e Greqisë së Mesme me qendër Tebën). Rrugës ai takoi një plak dhe, pasi u zu me të, e vrau. Ky plak ishte Laiu. Kështu u përmbush pjesa e parë e profecisë: Edipi vrau t’atin. Më në fund ai arriti në Tebë dhe ndaloi përpara Sfinksit, një përbindësh me tri forma: të shqiponjës, të gruas dhe të luanit, i cili u priste rrugën udhëtarëve dhe u jepte një gjë e gjëzë: «Kush është ai që në mëngjes ecën me katër këmbë, ditën me dy këmbë dhe në mbrëmje me tri këmbë». Sfinksi gëlltiste të gjithë ata udhëtarë, që nuk arrinin ta zgjidhnin gjë e gjëzën. Edipi e zgjidhi gjë e gjëzën. Nga inati Sfinksi u hodh nga një shkëmb i lartë. Qyteti shpëtoi nga kërditë e tij. Për mirënjohje tebanët e zgjodhën shpëtimtarin e tyre mbret ahe i dhanë për grua të venë e mbretit Lai, Jokastën. Nga kju martesë lindën Eteokli, Poliniku dhe dy vajza: Antigoni dhe Ismena, të cilët të gjithë patën një fat tragjik. Pas disa vitesh një murtajë e madhe shkretoi Tebën. Orakulli urdhëroi që të dëbohej vrasësi i Laiut. Më në

fund Edipi e mësoi sekretin e lindjes së tij. Nga dëshpërimi Jokasta vari veten, kurse Edipi nxori sytë dhe mbeti i verbër. Ditët e fundit të jetës së tij Edipi i kaloi në një lagje të Athinës, në Kolonë, ku edhe vdiq. Në mitin mbi Edipin është pasqyruar një kohë jo shumë e vjetër, kur ndaloheshin martesat midis prindërve dhe fëmijëve. Miti mbi Edipin është trajtuar në tragjedinë e Sofokliut («Edipi mbret», «Edipi në Kolonë») dhe të Senekës. Edhe në letërsinë e kohës së re figura e Edipit ka frymëzuar shumë autorë si Kornejin, Volterin etj. Eeti → Argonautët Efialti → Aloidët Efrosina, njëra nga Tri Hi ret.

Shih edhe

Përmendet te