Eponimi
Eponimi (nga greq. ep-mbi dhe dhe onoma-emër, që i jep emrin diçkaje). Ka eponim që i jep emrin kohës (në Athinë arkondi eponim ishte arkondi i parë i qytetit, ai që i jepte emrin vitit). Në qytetet greke titullin eponim e mbante një magjistrat (nëpunës i lartë) që i jepte emrin e tij vitit. Eponimë mund të jenë heronjtë. Në Athinë Klisteni u dha emrin e heronjve dhjetë fiseve, në të cilat ndahej Atika nga pikëpamja territoriale (Erekteu, Kekropi, Egjeu, Akamanti, Pandioni etj). Eponime mund të jenë perënditë (eponim i Athinës është hyjnesha Atenë).