Euneu
Euneu, Biri i Jasonit dhe i Hipsipilës, mbretëreshës së Lemnosit. Ai mbretëroi në ishullin e Lemnosit, pas Toantit — gjyshit të tij. Gjatë rrethimit të Trojës, ai dërgoi në kampin grek dy anije të ngarkuara me verë dhe liroi me pagesë Likaonin, të cilin Patrokli e kishte bërë rob.