Euribati
Euribati 1. Një nga Argonautët, i zoti në artin e mjekimit; ai shëroi Ojleun nga një plagë që ia kishte shkaktuar njëri nga zogjtë e liqenit të Stimfalit. 2. Kasnec i grekëve në luftën e Trojës. Ai ishte i shëmtuar, kurrizdalë, por kishte mendje të mprehtë. Odiseu kishte respekt të madh për të dhe e donte shumë.