Epeu
Epeu (Epeios), stërgjysh mitik i epeonëve të Elidës, biri i Endimionit. Ky i fundit, duke mos ditur se cilin nga të tre bijtë e tij të zgjidhte për trashëgimtar, vendosi që mbretëria do t’i përkiste atij që do të fitonte mbi dy të tjerët në garë. Epeu fitoi garën dhe mbretëroi në
Elidë pas të atit. 2. Një nga luftëtarët grekë në Trojë që ndërtoi Kalin e Trojës, me ndihmën e të cilit grekët pushtuan qytetin.