Enona

Enona, nimfë e malit Ida në Frigji. Pas saj u dashurua Paridi, i cili e braktisi më pas për të marrë Helenën. Kur Paridi u plagos nga Filoktetit gjatë rrethimit të Trojës, ai erdhi përsëri tek Enona, e cila në fillim nuk deshi ta shëronte. Më pas vrapoi ta gjente, por ai kishte vdekur dhe ajo nga dëshpërimi vrau veten pranë kufomës së tij.

Shih edhe