Eriktoni
Eriktoni 1. Hero athinas, bir i Gjeas (Tokës) dhe i Hefestit. edukuar nga Atena. Kjo e fundit, për ta bërë të pavdekshëm, e mbylli së bashku me disa gjarpërinj në një arkë, të cilën ua besoi vajzave të Kekropit: Hersës, Aglaurës dhe Pandrosës, duke i porositur ato që të mos shikonin se ç’kishte ajo brenda. Por vajzat nuk e mbajtën fjalën dhe e hapën arkën. Ato u tmerruan kur panë djalin të rrethuar nga gjarpërinjtë. Nga tronditja ato u çmendën dhe u hodhën nga Akropoli. Më vonë Eriktoni mori pushtetin mbretëror nga Kekropi. Sipas legjendës Eriktoni themeloi festat e panathinasë. 2. Mbret i Trojës, biri i Dardanit. babai i Trodit.
Erinitë. (Eumenidet), hyjnesha të hakmarrjes, që më vonë u identifikuan me Furitë romake. Erinitë ishin hyjnesha të mbretërisë së nëntokës. Sipas legjendës, ato ishin bijat e Natës e të Kronit. Banonin në Ereb dhe që këtej suleshin në tokë për
të dënuar fajtorët dhe hidhnin mallkimet. Poetët flasin herë për një Erini, herë për tri Erini që quheshin Alekto, Megera dhe Tisifona. I paraqitnin si përbindësha me vështrim kërcënues, me fletë të mëdha të hapura, me këmbë bronzi, me gjarpërinj të mbledhur rreth flokëve e me pisntarë, duke ndjekur fajtorin. Oresti, vrasës i nënës së vet. ishte tipi i heroit që ndiqej këmba-këmbës nga Erinitë. Siç duket, Erinitë i quanin si shpirtra të kushërinjve të vrarë, që luteshin për hakmarrje dhe që ndiqnin të gjithë ata që nuk merrnin hak. Me forcimin e shtetit, institucioni i hakmarrjes filloi ta humbasë rëndësinë e tij, pasi dënimin e fajtorëve e mori përsipër shteti. Me këtë lidhet edhe ndryshimi i përfytyrimeve mbi Erinitë. Që nga shekulli V para es. poetët i paraqisnin Erinitë jo si hyjnesha të tmerrshme të hakmarrjes, por si ruajtëse të ligjit moral. I tillë ishte sidomos karakteri i tyre në Atikë, ku i adhuronin me emrin Eumenide (hyjnesha mirëbërëse). Figurat e Erinive i ndeshim në tragjeaitë e Eskilit («Eumenidet»), të Sofokliut («Edipi në Kolonë») dhe të Euripidit («Oresti»). Në tragjedinë e Eskilit është pasqyruar shnaërrimi i përfytyrimeve mbi Erinitë në Eumenide. Në kuptimin e figurshëm, fjala Erini do të thotë hakmarrëse.