Erifili
Erifili, motra e Adrastit, gruaja e Amfiaraut. Ky i fundit që e dinte se do të vdiste në fushatën e të shtatëve kundër Tebës, u fsheh në çastin e nisjes së prijësve, por Poliniku i dhuroi gjerdanin e artë Erifilit, e cila i tregoi vendin ku ishte fshehur i shoqi. I detyruar të nisej, Amfirau porositi të birin Alkmeonin, që ta vriste Erifilin. sapo të merrte lajmin e vdekjes së të atit. Kur erdhi çasti, Alkmeoni e mbajti premtimin.