Egisti

Egisti, një nga anëtarët e familjes së Pelopidëve. Sipas legjendave antike, ai kishte lindur nga një gjaktrazim, megjithëse padashur, i Tiestit me vajzën e tij Pelopinë. I ati e hodhi foshnjën e lindur, por atë e gjetën barinjtë, të cilët e rritën. Më vonë Egistin e adoptoi i ungji, Atreu, që e rriti si birin e vet. Një ditë Atreu e ngarkoi Egistin të vriste Tiestin, por Egisti e kuptoi që ishte i afërt

me të dhe vrau Atreun. Që atëherë ai mbretëroi me Tiestin në Mikenë, deri në çastin kur e përzuri Agamemnoni. (→ Agamemnoni). Gjatë mungesës së Agamemnonit, që kishte shkuar të luftonte në Trojë, Egisti arriti të shtinte në dorë Klitemnestrën dhe, kur mbreti u kthye, ai e vrau gjatë gostisë, ose sipas një versioni tjetër, kur Agamemnoni po bënte banjë. Egisti u vra nga Oresti, që mori hakun e t’et.

Shih edhe

Përmendet te