Eufemi
Eufemi, biri i Poseidonit, mori pjesë në ekspeditën e argonautëve, të cilëve u bëri shumë shërbime me profecitë e tij. Kur anija «Argo» arriti përpara shkëmbinjve të Simplegadit, Eufemi lëshoi një pëllumb. Të dy shkëmbinjtë u orvatën të mbylleshin dhe të shtypnin zogun, por nuk shkulën veçse puplat e bishtit të tij.