Egeoni
Egeoni → Briareu Egeria, nimfë latine e fyellit, gruaja e mbretit Numa Pompili, të cilin ajo e ftonte në takime sekrete në një shpellë pranë një burimi. Sipas këshillave të Egerisë, Numa Pompili vendosi në Romë institucionet fetare. Kur vdiq Numa, Egeria derdhi aq shumë lot, saqë u shndërrua në burim. Në kuptimin e figurshëm, Egeri do të thotë këshilltare, udhëheqëse.
Egestate (Egestis), hyjneshë alegorike romake, që Virgjili e ka vendosur në hyrçen e mbretërisë së nëntokës, për të personifikuar varfërinë. Te grekët njihej me emrin Penia.