Euri
Euri (Euros), personifikimi i erës së lindjes, një nga katër Anemojt (erërat kryesore) në mitologjinë greke. Ishte biri i titanit Astreu dhe i hyjneshës Eos (Agimit). Vëllezërit e tij ishin Borëu (era e veriut), Zefiri (era e perëndimit) dhe Noti (era e jugut). Euri sillte shirat e vjeshtës dhe stuhitë e ngrohta nga lindja. Përfytyrohej si një burrë i fuqishëm me fletë, shpesh me pamje të vrenjtur dhe me rroba të lagura, duke simbolizuar lagështinë që sillte nga brigjet lindore. Te romakët Euri identifikohej me Volturnën.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.