Etra
Etra 1. Bija e Piteut. Pas saj u dashurua mbreti i Athinës, Egjeu, me të cilin pati një djalë, Tezeun. Më vonë, kur Tezeu rrëmbeu Helenën ende fëmijë, ai ia besoi Etrës, nënes së vet, që ta ruante. Kastori dhe Poluksi e çliruan motrën e tyre, por rrëmbyen edhe Etrën, e cila u bë skllavja e Helenës. Me këtë të fundit Etra shkoi edhe në Trojë, ku e shpëtuan nipërit e saj. 2. Oqeanidë, gruaja e Atlantit dhe nëna e Hiasit.