Erisiktoni

Erisiktoni, hero i Tesalisë. Sipas iegjendës, ai bëri një sakrilegj, sepse preu dru në pyllin e shenjtë të Demetrës. Hyjnesha e dënoi me uri të përjetshme. Prindërit e tij, që nuk arrinin ta ngopnin me bukë, e përzunë dhe ai vdiq duke ngrënë gjymtyrët e tij. Ky mit ka një domethënie të thellë, i cili do të thotë se shkatërrimi i pyjeve sjell pas një shkatërrim e mjerim të madh. Legjenda ndoshta lidhet me adhurimin e kultit të drurit, para se të krijohej përfytyrimi për Demetrën.

Ëropa, bija e mbretit të Mikenës Katre dhe mbesa e Minosit. Sipas legjendës, orakulli e e kishte paralajmëruar Katreun se do të vritej nga njëri prej fëmijëve të vet. Për të shpëtuar nga kjo e keqe, Katreu ia dha Eropën detarit që ta mbyste ose ta shiste si skllave në Argos. Aty Eropën e bleu Pleisteni, i cili u martua me të dhe, sipas traditës, lindi Agamemnoni dhe Menelau.

Shih edhe

Përmendet te