Eleu

Eleu, mbret legjendar i Elidës, hero i elidasve.

Eleuzinet (misteret eleuzine), festa fetare në Greqinë e Vjetër për nder të hyjneshës Demetër dhe të vajzës së saj Persefonit. Kulti i këtyre dy hyjneshave bënte pjesë 'në kultet më të vjetra, që pasqyronin vdekjen e natyrës në -vjeshtë e dimër, dhe ngjalljen e saj në pianveië, të cilat e kanë zanafillën në periudhën mikene (mijëvjeçari II para es.) Sipas tradites, eleusinet ishin themeluar nga Demetra që kërkonte Persefonin, të fshehur nga Hadi në mbretërinë e nëntokës. Baza e eleusineve ishin ritet magjike aë kryheshin për nder të Demetrës në qytetin e vogël të Eleusinit, 20 km nga Athina. Pas bashkimit të Eleusinit me Atikën, kulti i Demetrës dhe i Persefonit mori edhe disa elemente të kultit të Dionizit dhe u bë festa zyrtare e Athinës. Në këtë lcult theksohej se Demetra u kishte lënë porosi athinasve që të përhapnin bujqësinë midis njerëzve. Ekzistonin eleusinet e mëdha dhe eleusinet e vogla. Eleusinet e mëdha bëheshin në

vjeshtë (rrëmbimi i Persefonit dhe martesa e saj me Hadin — simbol i vjeljes së rrushit dhe të lashtave). Eleusinet e vogla organizoheshin në pranverë (kthimi i Persefonit dhe martesa e saj me Dionizin — simbol i zgjimit të natyrës). Në misteret eleusine lejoheshin të merrnin pjesë vetëm të shuguruarit, pasi kishin kaluar një sërë provash. Të drejtën për t’u shuguruar e kishin vetëm grekët. Ai që donte të shugurohej në misteret eleusine duhej t’i nënshtrohej një rishtarie që zgjaste të paktën një vit. Rishtarët pranoheshin në eleusinet e vogla (shkurt- -mars). Ceremonia e pranimit të tyre bëhej natën, pasi ata pastroheshin më përpara me ujë. Rishtarët mblidheshin pranë tempullit, mbuloheshin me mërsinë, lanin duart, dëgjonin leximin e ligjeve të Deme'rës, hanin dhe pastaj hynin në faltore, ku mbretëronte një errësirë e madhe. Kjo errësirë zhdukej menjëherë. Një dritë e fortë ndriçonte statujën e stolisur të Demetrës, por kur turma fillonte të admironte statujën, drita zhdukej. Kubetë e tempullit ishin të përshkuara prej vetëtimave që linin të dukeshin aty- -këtu fantazma të frikshme dhe figura të përbindshme. Zhurma e bubullimës e shtonte edhe më shumë frikën në shpirtin e rishtarit. Më në fund. mbas një çasti të qetë hapesnin portat dhe, përmes dritës së qindra pishtarëve, dukej nië kopësht i bukur, i caktuar për vallëzirn, festa dhe qejfe. Në këtë kopësht hierofanti (prifti) u zbulonte rishtarëve gjërat e shenjta dhe sekretin e mistereve. Rishtarët

ishin të detyruar të mbanin në sekretin më të madh çdo gjë që ndodhte gjatë mistereve. Pas nje viti rishtari lejohej në eleuzinet e mëdha, që bëheshin në vjeshtë (shtator-tetor). Ato vazhdonin nëntë ditë. Në ritualin e eleuzineve të mëdha hynin procesioni solemn, nëpër rrugën e shenjtë nga Athina në Eleusin, dhe misteret (shfaqja që paraqiste brengosjen e Demetrës që kisnte humbur vajzën e vet dhe gëzimin për kthimin e saj). Moskuptimi i shkaqeve të vërteta të zgjimit të natyrës në pranverë. shkaktonte daljen te grekët e vjetër të riteve mistike.

Shih edhe