Egjeu
Egjeu, mbret legjendar i Athinës, biri i Pandionit dhe ba- Tezeut. Ai qe i detyruar të luftonte kundër nipërve të tij, bijve të Palantit, të cilët kërkonin t’i merrnin fronin; luftoi me kretasit, por këta e mundën dhe edetyruan të paguante një haraç: çdo vit Egjeu duhej t’i dërgonte mbretit të Kretës, Minosit, shtatë djem e shtatë vajza, të cilët ishin caktuar t’i hante Minotauri. Tezeu kërkoi vetë të shkonte në Kretë, të luftonte me Minotaurin dhe ta çlironte vendin e tij nga ky harac i tmerrshëm. Ai u nis me një anije me vela të zeza. I ati e kishte porositur të ngrinte një pëlhurë të bardhë, në qoftë se do të dilte fitues nga kjo ekspeditë. Por, gjatë kthimit, Tezeu, nga gëzimi se kishte vrarë përbindëshin, e harroi porosinë e të atit. Kur Egjeu pa velat e zeza, mendoi se i biri ishte vrarë dhe nga dëshpërimi u hodh në det, i cili që atëhere mban emrin e tij, deti Egje.