Egjipti

Egjipti, biri i Belit dhe vëllai i Danaiut. Ai zotëroi vendin, të cilit i vuri emrin Egjipt.

I përkrahur nga 50 djemtë, Egjipti e mundoi shumë të vëllane që u detyrua të ikte me 50 vajzat e tij e të strehohej në Argos. Në rrethana tragjike, bijt e Danaiut vranë djemtë e Egjiptit, me përjashtim të Linkeut, të cilin Hipermnestra s’pranoi ta vriste. Pa ndihmë dhe perkrahje, Egjipti vdiq nga hidhërimi. Në «Odisenë» e Homerit përmendet si emri më i vjetër i Nilit. (→ Danaiu). Eilitia → Ilitia Eirena → Irena Ejdotea → Iduteja Ejeti → Argonautët Ekidna, demone e përbindshme, gjysmëgrua, gjysmëgjarper, bija e Krisaorit dhe e Kaliroit ose e Gjeas, degdisur nga perënditë në thellësitë e tokës. Ekidna u martua me Tifonin dhe qe nëna e Cerberit, Himerës, Hidiës së Lernit dhe e qenit Ortri. Më vonë ajo u bashkua dhe me Ortrin dhe nga ky bashkim lindi Sfinksi dhe Luani i Nemeut. U vra nga Argusi me njëqind sy, që e kapi kur ishte duke fjetur. Në kuptimin e fiuistlrn ekidnë, do të thotë qenie e keqe.

Ekioni L Hjë nga të pestë femijët që lindën nga dhëmbët e dragoit, të mbjellë prej Kadmit mbietit të Tebës. Ekioni u martua me bijën e Kadmit, Agavën dhe qe babai i Panteut. 2. Njëri nga argonautët, biri i Hermesit.

Ai mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit.

Shih edhe

Përmendet te