Eleusini
Eleusini, hero grek, mbret i qytetit Eleusin. Sipas legjendës, ai ishte babai i Triptolemit, të cilit Demetra i mësoi bujqësinë. Eleusini ishte themelues i qytetit, i njohur për misteret e shenjta eleusiniane, që i kushtoheshin Demetrës dhe Persefonës. Këto mistere, nga më të rëndësishmet në botën antike, premtonin një jetë pas vdekjes për të iniciuarit.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.