Epigonët

Epigonët (pasardhës), emër me të cilin u quajtën bijtë e të shtatë prijësve që kishin rrethuar Tebën, për t’u hakmarrë kundër Eteoklit dhe që u vranë të gjithë, përveç Adrastit, mbretit të Argosit. Dhjetë vjet më vonë epigonët bënë në luftë t jëtër kundër tebanëve, për të marrë hakun e etërve të tyre. Midis tyre ishin: Egjialeu, biri i Adrastit; Tersandri, biri i Polinikut; Promaku, biri i Partopeut; Steneloi, biri i Kapaneut; Diomedi, biri i Tideut; Euriali, biri i Mekisteut. Orakulli i Delfit kishte paralajmëruar fitoren, në qoft-ë se do të zgjidhnin për komandant Alkmeonin. Ky i fundit, i nxitur nga e ëma, Erifili, u detyrua ta pranonte. Epigonët marshuan drejt Tebës dhe e pushtuan qytetin. Në luftë u vra djali i Eteoklit që, ashtu si dikur babai i vet, drejtonte ushtrinë tebane. Epigonët vunë në fron Tersandrin. Kështu i biri mori hakun e të et (Polinikut). Epigonë quanin edhe shokët e luftës dhe pasardhësit e Aleksandër Maqedonasit. Në gjuhën e sotme epigonë quhen pasuesit e vonuar të ndonjë rryme në politikë, shkencë, art etj, të zhveshur nga origjinaliteti krijues i pararendësve të tyre, që përsërisin në mënyrë mekanike idetë ose metodat e tyre në kushte historike të ndryshme.

Shih edhe

Përmendet te