Enomai

Enomai, mbret legjendar i Elidës, biri i Aresit, bafiai i Hipodamisë, vajzë me një bukuri të madhe. Orakulli e kishte paralajmëruar se ai do të vdiste kur e bija do të martohej. Për t’i larguar pretenduesit, ai deklaroi se Hipodaminë do t’ia jepte për grua atij që do t’ia kalonte në vrapimin me qerre, dhe se do të vriste cilindo që do të humbiste garën me te. Enomai triumfonte mbi cihndo pretendues që paraqitej në vrapim dhe e ndiqte guximtarin me shpatë në dorë, e arrinte dhe e vriste. Trembëdhjetë pretendues kishin vdekur. I katërmbëdhjeti qe Pelopi. Ky i fundit e fitoi garën pasi mori kuajt nga Poseidoni dhe pasi kishte korruptuar karrocierin e Enomait, Mirtilin, i cili e dëmtoi qerren e të zotit. Gjatë garës mbreti ra nga qerrja e prishur dhe vdiq. Pelopi u martua me Hipodaminë dhe trashëgoi fronin. Subjekti i mitit është përdorur nga Sofokliu

dne E-u'ipidj në tragjeditë «Enomai». Miti është pasqyruar dhe në veprat e artit.

Shih edhe

Përmendet te