Oti

Oti (Otus), një nga bijtë gjigantë të Aloeut (Aloidët), binjak me Efialtin. Ishin bijtë e Poseidonit dhe të Ifimedisë. Çdo vit ata rriteshin nëntë gishta në gjerësi dhe nëntë pëllëmbë në gjatësi. Ata u përpoqën të ngjiteshin në Olimp duke vendosur malin Osa mbi Pelion. Zunë rob Aresin dhe e mbyllën në një biruçë prej bronzi për trembëdhjetë muaj. Artemida i mashtroi duke marrë formën e një drenusha; kur ata hodhën shigjetat, vranë njëri-tjetrin.

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe