Cefali
Cefali (Kefali), biri i Hermesit dhe i Hersës ose Dejonit dhe Diomedës. Jetonte në Atikë dhe kishte grua Prokridën, bijën e Erekteut, ndaj së cilës ishte shumë xheloz. Cefalin e dashuronte hyjnesha e agimit Eoja (Aurora) dhe, që të shkatërronte dashurinë e Cefalit për të shoqen, ia ndryshoi atij pamjen. Ai doli përpara Prokridës me pamjen e një tregtari të ri e të pasur dhe ajo e clashuroi atë. Kur Cefali zbuloi formën e tij të vërtetë, e turpëruar për dobësinë e saj, Prokrida iku në Kretë. Pas pak kohe të dy bashkëshortët u pajtuan, pasi Artemida i ndryshoi pamjen Prokridës dhe Cefali bëri po atë gabim që kishte bërë edhe e shoqja. Një ditë ajo i shkoi pas Cefalit në gjueti, iu paraqit atij si një grua e panjohur dhe ai u dashurua me të. Kështu, ata ia falën njëri- -tjetrit pabesinë reciproke. Por Prokrida po bëhej gjithnjë xheloze për Eon dhe e përgjoi Cefalin mbrapa një gëmushe. Cefali, që kujtoi se ishte ndonjë kafshë e eg'ër, e vrau me një të goditur të shigjetës. Për këtë vrasje atë e përzunë nga areopagu. Ai iku në Tebë, pastaj në ishullin, që nga ai, mori emrin Cefaloni. Kjo histori tregohet me hollësi nga Ovidi në «Metamorfozat» (libri VII).