Melanipa
Melanipa, bija e Eolit, e dashura e Poseidonit, me të cilin lindi dy binjakë. I ati i zbuloi marrëdhëniet e tyre dhe, për ta dënuar, ia nxori sytë dhe e mby- Ui në një burg. Poseidoni e liroi nga burgu dhe ia ktheu të parët. Sipas një tradite tjetër, Melanipa ishte bija e Kironit. Atë e bëri për vete Eoli ose Poseidoni. Për të shpëtuar nga zemërimi i të atit, ajo u fsheh në një shpellë të Polionit ku Artemida e shndërroi në pelë.