Selena
Selena, bija e Hiperionit dhe e Teisë, motra e Heliosit. Selena personifikonte hyjneshën
Hënë, që lëshonte në qiellin grek dritë të fortë. Ajo kishte tiparet e një gruaje të re, me fytyrë që shndriste nga bardhësia dhe që i zbehte të gjitha yjet kur rendte nëpër qiej në një qerre argjendi, e cila tërhiqej nga dema me brirë të përdredhur (që simbolizonin draprin e hënës). Është shumë e përhapur legjenda që bënte fjalë për dashurinë e Selenës me djaloshin e bukur Endimion, i cili u kërkoi perëndive t’i jepnin rininë e përjetshme, megjithëse për këtë duhej të bënte një gjumë të përjetshëm. Çdo natë Selena vizitonte të dashurin e saj, të zhytur në gjumë të thellë në malin Katmir, në Kari. Ajo përkulej mbi të, e përkëdhelte dhe i pëshpëriste në vesh fjalë dashurie. Por Endimioni nuk e dëgjonte, prandaj Selena ngrysej në fytyrë, kështu ngrysej edhe drita që ajo lëshonte natën në tokë. Te grekët ajo identifikohei me Artemidën (si hyjneshë e Hënës).