Leandri
Leandri, djalosh i bukur nga Abidosi (në bregun e Helespontit). Kur ai vajti në Sestë për të marrë pjesë në një festë, pa Herojën, priftëreshën e bukur të Artemidës, dhe u dashurua pas saj. Çdo natë Leandri kalonte ngushticën me not që të takohej me të. Heroja, nga ana e saj, për Va ndihmuar të dashurin guximlar, ndizte një fener në majën e kullës ku jetonte. Ata nuk ndaheshin veçse në mëngjes, kur
zbardhte agimi. Por një natë teneri u snua nga era..Leandri humbi në errësirën e valëve dhe u mbyt. Deti e nxori trupin e tij në breg, ku Heroja e kishte pritur me orë të tëra. Kur e pa, ajo nga dëshpërimi u hodh në det dne u takua përsëri në gjirin e vdekjes me të aashurin e saj fatkeq.