Hela
Hela, bija e mbretit të Orkomenit, Atamant. E torturuar nga njerka e saj, ajo së bashku me të vëllanë Friksin, shpëtoi duke fluturuar mbi dashin magjik. Por rrugës ajo ra në ujërat e ngushticës, që mori emrin e saj (në antikitet quhej Helespont, Dardanelet e sotme). Vëllai i saj arriti në Kolkidë pa pësuar ndonjë të keqe.
Helena, gruaja e Menelaut, një nga heroinat më kryesore të «Iliadës» dhe të ciklit trojan. Ashtu si Klitemnestra, Kastori dhe Poluksi, ajo kishte lindur nga një vezë që kishte përftuar Leaa, gruaja e Tindarit. Që e vogël Helena ishte e dëgjuar për bukurinë e saj. Një ditë, kur po kërcente në tempullin e Artemidës, atë e rrëmbeu Teseu që e çoi në Atikë. Helena u çlirua nga vëllezërit e saj, Kastori dhe Poluksi, të cilët e sollën në Spartë. Atë e kërkuan për grua shumë heronj grekë si Odiseu. Menelau, Ajaksi, Diomedi etj, por Tindari nuk vendoste kujt t’ia jepte. Ai kishte frikë se heronjtë e tjerë. nga smira, do të fillonin luftën kundër dhëndrit të lumtur. Më në fund Odiseu di nak e këshilloi Tindarin që Helena ta zgjidhte vetë burrin e saj, kurse të gjithë pretenduesit e tjerë të jepnin betimin se nuk do të mbanin mëri kundër burrit të saj dhe se do ta ndihmonin atë për çdo gjë. Kur Paridi e rrëmbeu Helenën dhe e çoi në Trojë, Menelau thirri në ndihmë të gjithë heronjtë grekë dhe ata organizuan fushatën kundër Trojës (Lufta e Trojës). Pas vdekjes së Paridit Helena u martua
me vëllanë e tij Deifobin, por shpejt e tradhtoi atë dhe gjatë plaçkitjes së qytetit ajo atë ia dorëzoi Menelaut, i cili e vrau. Në inat e sipër Menelau donte të vriste edhe Helenën, por e ndali Agamemnoni, kurse hyjnesha Afërditë zgjoi përsëri në zemrën e Menelaut dashurinë për Helenën. Më në fund burrë e grua u pajtuan dhe që të dy u kthyen në Spartë. Pas vdekjes së Menelaut, Helena e dëbuar nga Sparta, vajti në Rod, ku e vranë. Një legjendë tjetër thotë se Tetida e ngjalli Helenën përkohësisht dhe ajo u vendos në ishullin e Leukës, këtu,ajo u martua me Akilin, i cili edhe ky u ngjall përkohësisht nga Tetida. Me Akilin ajo lindi një djalë, Ëuforionin. Miti mbi Helenën ka frymëzuar shumë shkrimtarë të vjetër dhe të rinj (tragjedia e Sofokliut dhe e Euripidit «Helena»; Gëtja në pjesën e dytë të «Faustit» e bën Helenën grua të Faustit etj). Ky mit është pasqyruar edhe në krijimtarinë e piktorëve e të kompozitorëve të ndryshëm.