Siringa
Siringa (Sirinksa), nimfë e
Arkadisë. Ishte një nga shoqet e Artemidës. Një ditë, kur perëndia Pan e ndiqte, ajo për të shpëtuar iku në lumin e Ladonit, ku perënditë e shndërruan në një kallam, nga i cili Pani preu zurnanë që u quajt siring ose fyelli i Panit.