Kotito
Kotito, (Kotis), hyjneshë trakase e bimësisë dhe e pllenimit, e identifikuar me Artemidën. Si e tillë ishte mbrojtësja e kafshëve dhe e gjuetisë. Kulti i saj me orgji u fut në Athinë në shekullin V para es. nga skllevërit që punonin në minierat e Laurionit. Festat me orgji për nder të hyjneshës quhen kotite.