Himera

Himera, përbindësh përrallor, që lindi nga bashkimi i Ekidnës me Tifonin. Ajo kishte kokën e një luani ose atë të një dhie dhe bishtin e një dragoi. E rritur nga mbreti i Karisë (Azi e

Vogël), Amisadori, ajo u kallte lemerinë banorëve të vendeve përreth, duke vjellur flakë e duke shqyer cilindo që kishte fatkeqësinë të dukej në rrugën e saj. I frikësuar se përbindëshi mund të sulmonte edhe detarët e tij, mbreti i Likisë iu lut Belerofontit që ta çlironte nga një fatkeqësi e tillë. Ky i fundit, hipur në kalin Pegas, e shpoi Himerën me shigjeta dhe e vrau përbindëshin në malin Krag. Ndoshta Himera ishte personifikim i malit që nxjerr zjarr (Krag — vullkan i shuar). Në kuptimin e figurshëm Himera do të thotë fantazi boshe, ëndërr e parealizueshme.

Shih edhe

Përmendet te