Harmonia

Harmonia, bija e Aresit dhe e Afërditës, gruaja e Kadmit, themeluesit të qytetit të Tebës. Në martesën e tyre erdhën të gjitha perënditë e Olimpit. Si dhuratë Harmonia mori posaçërisht një gjerdan, punuar nga Hefesti. Me këtë dhuratë ishte lidhur një mallkim, sepse ata që e zotëruan përfunduan në mënyrë tragjike. Viktima të këtij gjerdani qenë Erifili, Fegjeu, Alkmeoni, Arsinoja, Kaliroi. Martesa e Harmonisë me Kadmin, e cila filloi me gëzim, duhej të përfundonte me fatkeqësi. Fëmijët e tyre Semela, Inoja, Agava, Leukoteja, Antoneja dhe fëmijët e tyre patën fatkeqësi të ndryshme. Megjithatë, kur ata vdiqën, Harmonia dhe burri i saj u shndërruan në gjarpëvinj dhe kaluan në Fushat e Elizeut.

Shih edhe