Hipodamia
Hipodamia 1. Bija e mbretit të Elidës, Enomait, të cilin orakulli e kishte paralajmëruar se ai do të vdiste, në qoftë se do ta martonte Hipodaminë. I frikësuar, mbreti shpalli se vajzën do ta merrte ai që do ia kalonte atij në garën e vrapimit me qerre; ai që e humbiste garën e paguante me jetën e vet. Trembëdhjetë konkurrentë qenë mundur dhe masakruar nga Enomai. Por i katërmbëdhjeti Pelopi, e fitoi garën, sepse ky i fundit e bleu karrocierin e Enomait, Mirtilin, i cili prishi rrotën e aerres së zotnisë së vet. Pelopi u martua me Hipodaminë me të cilën lindi fëmijë të shumtë e të dëgjuar, të tillë si Atreu, Piteu, Alkatoi, Plisteni, Tiesti. 2. Vajzë, në dasmën e së cilës filloi beteja e lapitëve me centaurët.