Hipnosi

Hipnosi, perëndia e gjumit, biri i Natës, vëlla binjak i Tanatosit (i vdekjes). Ai qetë-qetë fluturonte me fletët e tij nëpër tokë e nëpër det, me koka lulëkuqe në duar dhe derdhte nga briri një pije që të vinte në gjumë. Ai prekte me skeptrin e tij të çuditshëm sytë e njerëzve dhe i zhyste ata në një gjumë të ëmbël, duke u dërguar ëndrra të bukura. Hipnosi ishte aq i fuqishëm, saqë atë nuk mund ta kundërshtonin as të vdekshmit, as edhe perënditë. Atë e paraqitnin si një djalosh me fletë (e paraqitnin gjithashtu në trajtën e një djali që është duke fjetur, krahun mbështetur në një llambë të përmbysur). Atributi i tijishte koka e lulëkuqes dhe një bri i vogëi. Nga emri Hipnos rrjedh fjala hipnozë.

Shih edhe

Përmendet te