Hermiorja
Hermiorja, bija e Menelaut dhe Helenës. Në «Odise» është gruaja e Neoptolemit. Sipas poetëve tragjikë, ajo, para Luftës së Trojës, ishte e fejuara e Orestit, por pastaj Menelau e martoi me Neoptolemin, si shpërblim për ndihmën që dha në pushtimin e qytetit. E mbetur pa fëmijë dhe xheloze për Andromakën, që kishte marrëdhënie me burrin e saj, Hermiona në fillim u përpoq të çlirohej nga ai, pastaj i kërkoi ndihmë Orestit, i cili vrau Neoptolemin dhe u martua me të. Është personazh i rëndësishëm në tragjedinë «Andromaka» të Euripidit dhe të Rasinit.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.