Hesperi

Hesperi, (Vesper te romakët), sundimtar mitik i tokave të skajit perëndimor, të cilin banorët e donin për dashamirësinë dhe drejtësinë e tij. Ishte babai (ose vëllai) i Atlasit. Njëherë, kur kishte hipur mbi shpatullat e Atlasii për të parë nga afër yjet, u godit nga një stuhi dhe u zhduk pa lënë gjurmë në pjesët e trupit të vetë Atlasit. Në kujtim të tij i qe dhënë emri yllit të mbrëmjes, që u lajmëronte njerëzve kohën e prehjes (planeti i Venerës). Si yll që zhduket i fundit në mëngjes, u quajt nga dijetarët e Aleksandrisë Fosfor (te romakët Lucifer prurësi i dritës). Të vjetrit për një kohë të gjatë nuk dinin që ylli i mëngjesit dhe ylliimbrëmjes në të vërtetë ishin i njëjti trup, planeti i Venerës. Figura e Hesperit takohet shpesh në poezi.

Shih edhe

Përmendet te