Hierodulët
Hierodulët (nga greq. hieros — i shenjtë dhe dulos — skllav) skllevër që shërbenin në tempuj, veçanërisht në tempullin e Aferditës. Burrat kujdeseshin për flijimet dhe blatimet, kurse gratë kujdeseshin për zbukurimin e faltores, për vallëzimet dhe nganjëherë merreshin me prostitucion, kurse të ardhurat kalonm në favor të faltores.
Hija, në mitologjinë popullore shqiptare është qenie fantastike e përfytyruar si një fantazmë e ëndrrave të frikshme. Nganjëherë ajo ishte një zanë me skufje të artë, zbukuruar 1116 urë të çmuar. Sipas besimit të lashtë, në qoftë se ndonjeri mund të prekte skufjen e saj, atëherë ai bëhej burri më i pasur dhe më i fortë. Por më shpesh ajo ishte hija e ligë. Gjon Buzuku e përmend Hijen si frymën e shpirtrave të të vdekurve.