Harpitë
Harpitë, përbindësha me fletë; ato kishin fytyrën e një gruaje dhe trupin e një zhgabe; thonjtë i kishin si kanxhë dhe personifikonin shtrëngatën dhe vdekjen. Ato përhapnin rreth vetes një erë të qelbur clhe prishnin të gjitha ushqimet që preknin. Harpitë torturuan me uri Fineun që shpëtoi vetëm nga Boreadët. Në kuptimin e figurshëm emri harpi do të thotë grua e keqe.