Heleni
Heleni, (Eleni), biri i Priamit dhe i Hekubës, vëlla binjak i Kasandrës, nga e cila mësoi artin e profecisë. Heleni luftoi krah për krah me të vëllanë Hektorin kundër grekëve; po kur Priami ia pati refuzuar Helenën, ai iku dhe u vendos në malin Ida, ku ra rob në duart e Odiseut. Ai e tradhtoi vendin e tij dhe u zbuloi grekëve shumë sekrete të domosdoshme për fitoren e tyre (ai i paralajmëroi grekët se Troja do të pushtohej vetëm me ndihmën e Filoktetit dhe të Neoptolemit). Pas rënies së Trojës, ai u bë këshilltari dhe profeti i Neopfpl emi L i cili, duke
vdekur i vrarë nga Oresti, i la mbretërinë e Epirit dhe Andromakën.