Haruspikët

Haruspikët, priftërinj — fallxhorë në Romën e vjetër. Haruspikët shtinin falle me të brendshmet e kafshëve të flijuara (sidomos me mëlçinë), me goditjen e rrufesë dhe me fenomenet e tjera të natyrës. Fallet e haruspikëve romakët i huajtën nga etruskët.