Oritia

Oritia (Oreitia), bija e Erekteut, njërit prej mbretërve legjendarë të Atikës. Atë e rrëmbeu Boreu që e çoi në Trakë. Atje Oritia lindi katër fëmijë, Boreadët, midis të cilëve dy djem: Zetin dhe Kalaidin. Këta të fundit morën pjesë në fushatën e argonautëva

Grku, hyjni romake e vdekjes, që identifikohej me Hadin, Plutonin. Ai përcillte hijet e njerëzve në mbretërinë e nëntokës. Emri Ork, njësoj si Hadi grek, filloi të ketë kuptimin e vdekjes, e botës nëntokësore në përgjithësi.

Ormuzdi dhe Arimani (perënditë persiane Ahuramazda «sundimtar i urtë» dhe Angromanju «shpirti i ligë»), sipas përfytyrimeve të vjetra persiane, në botë zhvillohet një luftë e pareshtur midis perëndisë së mirësisë, Ahuramazdës (gr. Ormuzdit) dhe perëndisë së ligë sisë dhe të errësirës, Arimanit.

E para u mëson njerëzve të mirën dhe rregullin, bujqësinë

dhe zejtarinë, e dyta pengon të mirën, mbjell kudo të keqen dhe çrregullimin. Lufta do të mbarojë me fitoren e Ormuzdit dhe me vendosjen e një bote të drejtë dhe të spastruar nga e keqja. Kulti i Ahuramazdës me doktrinën e tij mbi luftën midis elementit të mirë e të keq u bë baza mbi të cilën më vonë lindi ja e zoroastrizmit, doktrina e të cilit, sipas traditës, u themelua nga profeti legjendar Zaratustra (gr. Zoroastri). Që nga koha e sundimit të Darit I (522-486 para e. s.) zoroastrizmi u bë fe shtetërore dhe mori karakter të hapur klasor. Sipas zoroastrizmit, çdo besimtar duhet të ndihmojë Ormuzdin (Ahuramazdën) që t’i sigurojë atij fitoren mbi Arimanin. Kjo ndihmë jepet kur besimtari zbaton urdhërat e mbretërve, të cilët e kanë marrë pushtetin nga dora e Ahuramazdës, kur punon me zell në bujqësi dhe në blegtori. Kështu ai do të shpërblehet pas fitores mbi Arimanin. Zoi oastrizmi shërbente për forcinyn e pushtetit mbretëror, që gjoja është clhënë nga perëndia, dhe përligjte shtypjen klasore. Kulti i Ormuzdit dhe i Arimanit hyri në Greqi dhe më vonë edhe në Romë (në epokën e perandorisë).

Shih edhe

Përmendet te