Mitra

Mitra, hyjni me origjinë indoiraniane. Në fenë iraniane ishte figurë me rëndësi, perëndi e dritës. Më vonë u bë perëndi e rregullit shoqëror si edhe perërdi e luftës dhe e fitores. Sipas legjendës, ai lindi nga shkëmbi. Kur u rrit, vrau demin e shenjtë, nga trupi dhe gjaku i të cilit lindën bimët dhe kafshët e dobishme, me gjithë kundërshtimin e gjarprit dhe të akrepit, mishërime të së keqes. Mitra nuk ishte vetëm krijuesi, por edhe «ndërmjetësi» midis perëndisë supreme e njerëzve, ngadhënjimtar mbi të keqen dhe shpëtimtari i njerëzve të drejtë, të cilët donte t’i vriste Arimani, perëndia e së keqes. Nga fundi i jetës, ai së bashku me ithtarët e vet festoi me bukë dhe verë mbrëmjen e fundit dhe pastaj u ngjft në qiell (krahaso legjendën mbi darkën mistike të Krishtit me dishepujt e tij). Adhuruesit e Mitrës (mitraistët), sidomos ata që bënin pjesë në shtresat e ulëta të popullsisë, prisnin ardhjen e Mitrës në tokë. Ata besonin se Mitra do ta zhdukte perëndinë zemërligë, Arimanin, dhe në botën e spastruar nga zjarri, do të vendosej mbretëria e drejtësisë dhe e barazisë. Kulti i Mitrës ishte shumë i përhapur në kohën e perandorisë romake. Për herë të parë e sollën atë në perëndim ushtarët e Pompeut, që luftonin me piratët e Kilikisë. Ai u përhap edhe më tepër kur krahinat e brendshme të Azisë së Vogël u përfshinë brenda perandorisë dhe atje filluan të rekrutojnë ushtarë për ushtrinë romake. Midis ushtarëve kishte shumë adhurues të Mitrës, që i faleshin atij si personifikim i «diellit të pamposhtur» (Sol Invictus). Gjurmë të adhurimit të tij gjenden dhe në rajonet kufitare të Britanisë dhe në krahinat e Danubit. Riti fetar që kishte karakterin e mistereve, kryhej në shpella (mitreume). Në këto shpella- -faltore qëndronte figura e perëndisë, që e tregonte atë të lindur nga shkëmbi, ose duke vrarë demin. Ritet e ndërlikuara shoqëroheshin me tryeza, ku besimtarët hanin bukën e shenjtë dhe pinin verë të përzjerë me ujë. Rishtarët, para se të shuguroheshin, duhej të kalonin një varg provash: të mundonin trupin, të bënin pastrimin, të agfëronin. Rishtarëve u ngulitej idea se, pasi t’i kishin kaluar këto prova të tmerrshme në këtë botë, ata, me ndihmën e perëndisë së tyre, do të dilnin ngadhënjimtarë kundër sulmeve të Arimanit

dhe do të shpërbleheshin pas jetës tokësore. Krishterimi përvetësoi shumë elemente të mitraizmit (legjendën mbi lindjen e Krishtit në shpellë, mbi ngjitjen e tij në qiell etj). Ditëlindja e «Diellit të pamposhtur (25 dhjetor — dita kur «dielli kthen nga pranvera»), u shpall edhe dita e lindjes së Krishtit. Në shekullin III kulti i Mitrës ishte rival serioz i krishterimit. Ai u zhduk në shekullin IV.

Shih edhe